“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

Mbrëmjen e së enjtes, më 2 prill, në emisionin “Opinion” në Tv Klan, gazetari investigativ Artan Hoxha deklaroi se grupet iraniane të trafikut të drogës kanë krijuar ndër vite lidhje të forta me disa grupe kriminale shqiptare, përfshirë ato të Shijakut dhe Tiranës. Sipas Hoxhës, njësia Kuds e Gardës Revolucionare Iraniane ka operuar në Shqipëri duke përdorur lidhjet kulturore dhe ato kriminale për të krijuar terren në favor të saj. “Në Shqipëri kanë ndodhur akte konkrete, të cilat shërbimet e spiunazhit, dhe shërbimet e Gardës Revolucionare janë përpjekur që të krijojnë në Shqipëri situata në favor të tyre.”, tha ai. Një nga anëtarët e njësisë, i kapur në Shqipëri që në 2011, ishte një figurë kyçe që lidhte trafikun e heroinës me aktivitetet kriminale shqiptare dhe interesat e...