Padia kundër Dados, Veliaj: Jam i vetmi që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston!

Padia kundër Dados, Veliaj: Jam i vetmi që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston!

Ka nisur këtë të premte, 3 prill, seanca gjyqësore në Gjykatën Administrative lidhur me padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndaj prokurorit të posaçëm Ols Dado. Më konkretisht, për pavlefshmërinë e dekretit të vitit 2008 të presidentit të Republikës së asaj kohe (Bamir Topi), për emërimin e prokurorit Dado. Në sallë nuk është i pranishëm Dado, por avokati i tij, Erarbër Madhi. Ndryshe nga gjyqi që u zhvillua në GJKKO, te kjo seancë është prezent Erion Veliaj dhe avokati i tij, Plarent Ndreca. Presidenca përfaqësohet nga Sara Bërdullima, ndërsa përfaqësuese e KLP-së është Danja Hobdari. Ndërkohë, mungon avokatura e shtetit. Mësohet se pala paditëse ka theksuar se dëshiron të vijojë gjykimin edhe pa praninë e avokaturës së shtetit, kërkesë që është pranuar nga togat e...