Operacioni antidrogë, Policia: Sekuestrohen 9 kilogramë kanabis, 7 automjete…
Policia e Elbasanit ka dalë me një njoftim zyrtar sa i takon operacionit antidrogë, që është zhvilluar këtë të shtunë, 2 maj, në qytetin e Elbasanit, Librazhdit e Prrenjasit. Sipas njoftimit të policisë Prokuroria Elbasan janë lëshuar gjithsej 24 urdhra ndalimi. Ekzekutohen 16 urdhra ndalimi, (8 urdhra ndalimi janë ekzekutuar gjatë operacionit të sotëm dhe 8 urdhra ndalimi janë ekzekutuar gjatë periudhës hetimore njëvjeçare). Ndërkohë, gjatë operacionit të zhvilluar ditën e sotme, është kapur edhe 1 shtetas i shpallur në kërkim dhe është arrestuar në flagrancë një shtetas tjetër për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Janë sekuestruar 9 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza gati për shitje, rreth 100 gram kokainë, një pjesë gati për shitje, 5 peshore...
Burimi:
opinion.al