“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë
Gjyshja e fëmijës që u kafshua nga qeni në Vlorë ka treguar ngjarjen e rëndë. “Kishim dalë xhiro buzë detit dhe erdhi një qen i madh e iu vërsul vajzës. E kafshoi në kokë. Nuk e mbrojta dot vajzën. Ndërhynë shumë njerëz aty”, tha fillimisht gjyshja. “Unë e kisha përdore vajzën. Kur pashë qenin që po afrohej, e kalova vajzën nga ana tjetër. Qeni bëri sikur iku, më pas u rrotullua dhe iu hodh vajzës”, shtoi gjyshja.
Burimi:
javanews.al