Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim
Një person i cili dyshohet se ka qenë i dehur dhe nën ndikimin e lëndëve narkotike ka hyrë në ambientet e katit të dytë të një qendre tregtare në Vlorë dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Ai ka thyer vitrinat dhe dyert prej xhami të disa dyqaneve. Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë të bizneseve në këtë qendër tregtare, personi i cili mendohet të jetë rreth moshë 30 vjeç shihet teksa ofendon dhe shan, ndërkohë që vijon të dëmtojë pronën. Ngjarja është dokumentuar nga kamerat e sigurisë dhe pamjet i janë dorëzuar pranë policisë, e cila pritet të zbardhë rrethanat e ngjarjes dhe të identifikojë autorin. Njoftimi i plotë: Në një qendër tregtare në Vlorë, një person i dehur dhe nën ndikimin e lëndëve narkotike...
Burimi:
javanews.al