“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian
447 të burgosur përfitues të amnistisë do të duhet të presin miratimin nga Brukseli. E ndërsa kjo amnisti e miratuar nga qeveria në dhjetor është parashikuar në kalendarin e punimeve të Kuvendit për tu diskutuar në komisionet parlamentare gjate muajt Prill, me gjasë kjo nuk do të ndodhë. Burime qeveritare thanë se shtyrja e diskutimit të amnistisë vjen si pasojë e pritjes të një përgjigja e Komisionit Europian. “Jemi në pritje të përgjigjes nga DGR në Komisionin Europian për draft-ligjin e amnistisë njësoj siç është duke u vepruar me projektligjet e tjera të cilat përpara diskutimit në parlament duhet të marrin aprovimin e Brukselit“, theksoi një burim qeveritar pas interesimit të Top Channel se përse kjo vonesë për ta diskutuar amnistinë në parlament. Krahas 447...
Burimi:
javanews.al