Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës
Një trafikant i rrezikshëm kokaine shqiptar është arrestuar në Oberhausen të Gjermanisë. 48-vjeçari kërkohej nga Prokuroria e Perugias për gati tre vjet, pas një dënimi me burg prej 3 vjetësh e 9 muajsh. Ai u dënua për trafikimin e afërsisht 260 gramëve kokainë me dy bashkëqytetarë shqiptarë. Një nga bashkëpunëtorët ishte kapur tashmë në Spanjë në mars. I arrestuari është gjithashtu i përfshirë në rastin e kërcënimit të bashkëatdhetarit tjetër të tij, për prerje të veshëve, për shkak të një borxhi. 36-vjeçari shqiptar, i arrestuar në Spanjë dhe anëtar i grupit të trafikantëve të drogës, ishte kërcënuar nga 48-vjeçari në telefon për mospagesë të drogës, duke përdorur frazën “Do t’ju pres veshët” dhe e kishte detyruar të paguante 2,000 euro. Pas dënimit përfundimtar, 48-vjeçari u...
Burimi:
javanews.al