Në kërkim për lëndë narkotike dhe armë pa leje, arrestohet 33-vjeçari
Një 33-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Divjakës pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Në pranga përfundoi 33-vjeçari D. S., nga fshati Çermë Sektor, Divjakë. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Korçës me 4 vite burgim dhe nga dënimi i dhënë, atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 10 muaj e 4 ditë. Policia bën me dije se veprimet e tjera procedurale për këtë rast janë kryer në vijimësi, ndërsa i arrestuari do të dërgohet për ekzekutimin e pjesës së mbetur të dënimit.
Burimi:
javanews.al