Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

Ka ndërruar jetë sot në Reanimacionin Qendror në QSUT, i paraburgosuri Medat Spahiu. Mësohet se ai ka ndërruar jetë rreth orës 14:10, si pasojë e një embolie pulmonare. 85-vjeçari, banues në Xhafzotaj, Durrës, ishte arrestuar më 14 mars të këtij vitit për tentativë vrasjeje për shkak të marrëdhënieve familjare. Ai ishte trajtuar në disa struktura spitalore për shkak të gjendjes shëndetësore. Për ngjarjen janë njoftuar familjarët dhe organet përkatëse, ndërsa procedurat vijojnë. Deklaratë për media Rreth orës 14:10, datë 03.04.2026, i paraburgosuri Medat Spahiu ka ndërruar jetë në Reanimacionin Qendror në QSUT, si pasojë e një embolie pulmonare dexter. I paraburgosuri Medat Spahiu, i datëlindjes 10.04.1935, banues në Xhafzotaj, Durrës ishte arrestuar më datë 14.03.2026 për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, e...