Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO
Gjykata e Posaçme shtyu për datën 27 prill, ora 13:30, seancën gjyqësore ndaj ish-zv/kryeministrit, Arben Ahmetaj. Ahmetaj akuzohet për “shpërdorim të detyrës” në dosjen “Buka sha”. Shkak i shtyrjes ishte mungesa e avokatit të Ahmetajt. Përmes një e-mail, mbrojtësi ka kërkuar shtyrjen e seancës për shkak të një angazhimi në Shkollën e Magjistraturës.
Burimi:
javanews.al