Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel
Të dielën vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin. Sipas parashikimeve, gjatë gjithë ditës do të dominojnë kthjellimet, duke krijuar kushte ideale për aktivitete në natyrë. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me një shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Në zonat bregdetare dhe ato luginore pritet që era të fitojë intensitet, duke arritur deri në 12 m/s. Sa i përket detit, në Adriatik dhe Jon dallgëzimi parashikohet i lehtë deri mesatar, me forcë 1-3 ballë.
Burimi:
javanews.al