Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë shpalli këtë të mërkurë, më 8 prill, vendimin për çështjen e ish-Presidentit Ilir Meta, i cili kishte kërkuar shfuqizimin e vendimeve të tre gjykatave të tjera lidhur me masën e sigurisë “arrest në burg”. Meta kishte kundërshtuar gjithashtu mënyrën e ekzekutimit të kësaj mase. Sipas Gjykatës Kushtetuese, ky pretendim ishte paraqitur edhe në instancat e tjera gjyqësore. Gjykata vëren se Meta ka bërë kallëzim për veprime të dyshuara arbitrare në Prokurorinë e Tiranës dhe se kjo çështje është aktualisht nën hetim. Për këtë arsye, me shumicë votash, Gjykata vendosi të mos e marrë në shqyrtim këtë pjesë të kërkesës, pasi gjykatat e tjera nuk janë shprehur ende. Sa i përket masës së sigurisë, Gjykata Kushtetuese arriti në përfundimin, po me shumicë...
Burimi:
javanews.al