Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e kësaj të diele qytetin e Korçës, ku një ish-mësues 67-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij. Sipas informacioneve paraprake, i moshuari jetonte i vetëm dhe është gjetur nga mbesa e tij, e cila shkonte rregullisht për t’u kujdesur për të. Ka qenë pikërisht ajo që ka njoftuar policinë, pasi nuk ka mundur të lidhet me të afërmin. Nga këqyrja e parë e trupit, ekspertët mjeko-ligjorë nuk kanë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se 67-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrore. Megjithatë, pritet ekspertiza e plotë për të përcaktuar me saktësi rrethanat e humbjes së jetës. Kjo ngjarje rikthen edhe njëherë në vëmendje dramën e vetmisë së shumë të moshuarve, të cilët jetojnë të...