Mbledhja në Gjykatën e Lartë, avokati: “Arresti me burg” duhet të jetë alternativa e fundit
Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë u mblodhën për 4 orë për shqyrtimin e ndryshimit të praktikës gjyqësore për vendosjen e masës së arrestit në burg. Avokati Luan Hasneziri ka dhënë qëndrimin e tij, i cili ka theksuar se praktika e aplikimit “arrest me burg” duhet të ndryshojë. Sipas avokatit, “arresti me burg” duhet të jetë vetëm masa e fundit, kur çdo masë tjetër alternative është e papërshtatshme. “Arresti në burg mund të vendoset vetëm kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme. Kjo klauzolë ligjore tregon qartë kushtet kur vendoset kjo masë. Masa e’ arrestit në burg’ sipas ligjit duhet të jetë alternativa e fundit. Praktika e aplikimit vetëm në arrest në burg duhet të ndryshojë. Llogarisni një intelektual që dyshohet për një vepër...
Burimi:
javanews.al