Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!
Spiro Dhimaleksi, 35 vjeç, i cili një ditë më parë mbajti peng dhe kërcënoi jetën e prindërve të tij në Himarë, pas trajtimit mjekësor në Spitalin e Vlorës për plagë të shkaktuara me thikë, është shtruar sot në Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali”, ku po mbahet nën observim. Sipas mjekëve psikiatër, Dhimaleksi nuk ka kartelë me diagnozë të problemeve të shëndetit mendor, por rezulton përdorues i lëndëve narkotike në fazë të rënduar. Ata kanë bërë të ditur se 35-vjeçari ka qenë më i kthjellët gjatë komunikimit, por do të duhet të trajtohet nga toksikologë. Në dëshminë e dhënë për policinë, Dhimaleksi ka deklaruar se veprimin e ndërmori pasi dyshonte se prindërit e tij donin t’i merrnin pronat. Ngjarja ndodhi në Himarë, ku ai, në gjendje të...
Burimi:
javanews.al