Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët
Policia e Shtetit njofton qytetarët se është evidentuar një skemë e re mashtrimi përmes mesazheve SMS, e ngjashme me atë të “Postës Shqiptare”, për të cilën është depozituar kallëzim edhe nga vetë institucioni(Posta Shqiptare), pranë strukturave për Hetimin e Krimive Kibernetike në Policinë e Shtetit. Mesazhet paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga e-Albania për pagesën e gjobave të automjeteve dhe përmbajnë linke të falsifikuara që drejtojnë përdoruesit në faqe të rreme, me qëllim përvetësimin e të dhënave personale dhe bankare. “Këto mesazhe janë mashtrim dhe nuk kanë asnjë lidhje me e-Albania apo me institucionet shtetërore. Qytetarët këshillohen: Të mos klikojnë në linke të dërguara përmes SMS-ve nga numra të panjohur; Të mos japin të dhëna personale apo bankare në faqe të pakonfirmuara; Të...
Burimi:
javanews.al