Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale, si edhe ka zbardhur dy të tjera, të kryera nga një 37-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Në pranga është vënë 37-vjeçari Perikli Doçi, i cili u kap pas një ndjekjeje policore në zonën e Paskuqanit. Sipas policisë në momentin e ndalimit, ai mbante maskë silikoni. Gjatë kontrollit, policia i gjeti lëndë eksplozive gati për shpërthim, 10 litra lëndë djegëse, një armë zjarri me municion dhe një motomjet pa targa, i dyshuar i vjedhur. Nga hetimet, 37-vjeçari dyshohet i përfshirë në dy ngjarje kriminale të mëparshme në Paskuqan, përfshirë të shtëna me armë zjarri ndaj një banese dhe vendosje lënde plasëse, ku janë shkaktuar dëme materiale. DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Kontigjenti”. Parandalohet një ngjarje...