Kultivuan kanabis në platformat me polisterol, në pranga 3 persona, 1 në kërkim

Kultivuan kanabis në platformat me polisterol, në pranga 3 persona, 1 në kërkim

Policia ka kryer kontrolle intensive në Malësi të Madhe për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të lëndëve narkotike. Tre persona janë arrestuar dhe një është shpallur në kërkim, ndërsa janë proceduar penalisht dy të tjerë, pasi kishin kultivuar në një magazinë në fshatin Gruemirë Çezmë filiza dhe fara kanabisi. Policia ka asgjësuar një numër të konsiderueshëm filizash të dyshuar kanabis, të kultivuar në platforma polistiroli. “Në zbatim të masave të ndërmarra në kuadër të planit operacional për parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare të tentativave për kultivimin e bimëve narkotike, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se në fshatrat Bajzë dhe Gruemirë Çezmë disa persona po kishin mbjellë fara kanabisi në platforma polistiroli, shërbimet e specializuara në DVP...