Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

Edhe pse nuk jemi zyrtarisht në sezonin turistik, Vlora mbetet mjaft e preferuar edhe në këtë periudhë. Fundjava e parë e muajit prill, që solli edhe përmirësim të kushteve atmosferike, bëri që shumë qytetarë të dilnin buzë detit për shëtitje. Kjo është ndër periudhat më të mira për të qëndruar në qytetin bregdetar për shkak të qetësisë. “Kemi ardhur për vizitë sot ne, vijmë kur kemi mundësi. Kjo fundjavë qenka shumë e mirë, shumë e ngrohtë”, tha një vizitor vendas. Në qytet gjen edhe shumë turistë të huaj të ardhur nga shtete të ndryshme të Evropës. Ata vlerësojnë natyrën dhe kushtet. “Jemi këtu për pushime dhe do të qëndrojmë katër ditë në Vlorë. Na pëlqen dielli, por sigurisht edhe deti, na duhet të eksplorojmë më...