Kërkuan pasuritë e sekuestruara, Gjykata e Posaçme cakton 7 prillin për Argita dhe Jamarbër Malltezin

Kërkuan pasuritë e sekuestruara, Gjykata e Posaçme cakton 7 prillin për Argita dhe Jamarbër Malltezin

Gjykata e Posacme ka caktuar datën 7 prill për të shqyrtuar kërkesën e bërë nga Argita dhe Jamarbër Malltezi, vajza dhe dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, për lirimin e 25 pasurive të sekuestruara më herët nga SPAK në kuadër të dosjes “Partizani”. Gjatë seancës së sotme, prokurorja e Posaçme, Enkeleda Millonai, deklaroi se Jamarbër Malltezi zotëron edhe prona të tjera që nuk janë sekuestruar dhe nuk ka paraqitur prova që të tregojnë mungesë aftësie paguese. Ndërkohë, Malltezi u shpreh në sallë se gjyqi ndaj tij dhe pasurive të tij është “luftë klasash”, duke aluduar në një trajtim të padrejtë financiar dhe social. Avokati i familjes, Klodian Skenderaj, deklaroi se tejzgjatja e sekuestrimit të pasurive ka ndikim të drejtpërdrejtë në situatën financiare dhe familjare të klientit...