Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

Pas lajmërimit te Ambasadës Amerikane ne Tiranë për sulm të mundshëm të elementëve te opozitës iraniane në Shqipëri, në kampin e Manzës situata paraqitet e qetë. Autoritetet herë pas here vijnë për të kontrolluar dhe vlerësuar situatën. Agjentë të Antiterrorit ishin këtë të enjte në kampin Ashraf 3 ndërsa çdo 30 minuta, aty kryhen patrullime nga ana e Policisë se Durrësit. Përfaqësuesit e kampit u kanë thënë agjentëve se situata është e qetë dhe nuk ndihen të rrezikuar. Në kampin e muxhahedinëve Ashraf 3 jetojnë rreth 2500 persona, të cilët janë vendosur prej vitit 2018. E njëjta situatë si në kampin e muxhahedinëve paraqitet edhe pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Agjentë civilë të policisë kriminale herë pas here kryejnë verifikime...