“Kam vrarë kunatin, hajdeni merreni!”/ Ekzekutohet me armë zjarri një person në Fushë-Krujë

“Kam vrarë kunatin, hajdeni merreni!”/ Ekzekutohet me armë zjarri një person në Fushë-Krujë

Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar në Fushë-Krujë, ku një person ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se konflikti mes dy familjarëve ka nisur disa ditë më parë, ndërsa ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një përshkallëzimi të sherrit mes tyre. Rrethanat e plota të krimit mbeten ende të paqarta. Menjëherë pas ngjarjes, autori dyshohet se ka telefonuar policinë duke deklaruar: “Kam vrarë kunatin, hajdeni merreni”. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e krimit. Hetimet vijojnë, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet për identitetet dhe motivet e ngjarjes.