“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

Policia e Shtetit u bëri sot thirrje qytetarëve shqiptarë të tregojnë kujdes, pasi në vendin tonë po qarkullojnë SMS mashtruese që paraqiten si njoftime nga shërbimet postare për dorëzim pakosh. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike sqaron se këto mesazhe përmbajnë linke të dyshimta dhe kërkojnë veprime të menjëhershme, me qëllim marrjen e të dhënave personale, vjedhjen e informacioneve bankare dhe hyrjen në llogaritë financiare. Autoritetet këshillojnë qytetarët të mos klikojnë në asnjë link të dërguar nga numra të panjohur, të mos japin të dhëna personale apo bankare dhe të mos ndjekin udhëzime të dyshimta pa i verifikuar. Po ashtu, rekomandohet që mesazhe të tilla të fshihen menjëherë dhe çdo rast i dyshimtë të raportohet në kanalet zyrtare. Policia garanton se është në ndjekje të...