I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

E.N, ish-zyrtar i Kadastrës së Fierit, është dënuar me 3 vjet burg për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” në korrik të vitit 2024 nga GJKKO. Pasi kreu një pjesë të dënimit, ai kërkoi lirim me kusht nga Gjykata, e cila e pranoi kërkesën. Por SPAK e apeloi këtë lirim para kohe në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Kjo e fundit vendosi rikthimin e tij në qeli për të vuajtur edhe pjesën tjetër të dënimit. Ish-zyrtari i Kadastrës (ASHK) së Fierit dhe dy qytetarë që u akuzuan se dhanë ryshfet 2 mijë euro për një legalizim banese u dënuan me gjithsej 4 vjet burg në korrik të vitit 2024. Qytetari që dha ryshfet, A.K u dënua me 1 vit burg, ndërsa...