Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar gjatë natës në lagjen “8 Shkurti” në Fier, ku një person rreth moshës 40 vjeç, ende i paidentifikuar, ka humbur jetën gjatë një tentative të dyshuar për vjedhje. Sipas familjarëve të pronarit të banesës trekatëshe ku ndodhi ngjarja, ky i fundit ndodhet prej rreth një muaji në Greqi pranë familjes së tij. Vëllai i pronarit bën me dije se ngjarja është zbuluar nga një fqinj që kujdeset për banesën, i cili ka konstatuar trupin e pajetë të të personit të mbetur në dritaren e shtëpisë dhe ka njoftuar menjëherë policinë. Sipas dëshmive paraprake, dyshohet se i riu ka tentuar të hyjë në banesë duke thyer një xham, por ka mbetur i bllokuar në dritare, çka dyshohet se i ka shkaktuar...
Burimi:
javanews.al