“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve
Një telefonatë ka alarmuar Policinë e Vlorës, pasi një person ka njoftuar sallën operative, duke u thënë se ka vrarë mamanë. Menjëherë pas këtij njoftimi, forca të shumta policie, përfshirë “Shqiponjat” dhe strukturat operacionale, janë nisur drejt vendit të dyshuar të ngjarjes. Megjithatë, pas kontrolleve paraprake, nuk është konstatuar asnjë rast apo provë që të konfirmojë një krim të tillë. Sipas burimeve, personi që ka kryer telefonatën ka fikur telefonin menjëherë pas komunikimit. Ndërkohë po punohet për sqarimin e plotë të këtij rasti.
Burimi:
javanews.al