Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

Gjykata e Posaçme nis procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakut, Erion Veliaj dhe të bashkëpandehurve. Veliaj nuk është i pranishëm në sallën e gjyqit. Gjatë apelit të palëve gjykata pohoi caktimin e një avokateje kryesisht për ish-efektivin e Policisë së Burgjeve, Fation Baci, i pandehur në proces. Prania e avokates ngjalli debat mes palëve, nëse ishte njohur avokatja apo jo me aktet e dosjes. Maks Haxhia: Në cilësinë e kreut të dhomës Kombëtare të Avokatisë, dua të di nëse avokatja e caktuar kryesisht është njohur me aktet e dosjes, apo jo. Ajo do të përgjigjet nëse po zbaton rregullat, pasi ka një komitet disiplinor. Ols Dado: Nuk je kryetar i Dhomës ti këtu, je avokat. Plarent Ndreca, avokat i Veliajt: Maks Haxhia i ka të dy cilësitë, edhe...