Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së Tiranë
Gjykata e Tiranës ka rrëzuar sot, 2 prill, masën e sigurimit të pezullimit nga detyra të kreut të IMT-së në kryeqytet, Rigers Sheqeri. Kështu raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci. Masa u caktua vetëm 2 ditë më parë, ndërsa Prokuroria e Tiranës e akuzon atë për “shpërdorim detyre”. “Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u caktuan masat e sigurimit ‘Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ për shtetasit E.P. dhe R.Sh nën akuzë për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’ parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal. Ndërsa për shtetasin P.C., i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Ndërtim i paligjshëm’, u kërkuan masat e sigurimit ‘Ndalim i daljes jashtë shtetit’ dhe detyrim...
Burimi:
javanews.al