Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë
Një 78-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të enjte, 2 prill, në banesën e tij në fshatin Bulgarec të qytetit të Korçës. Sipas raportimeve të gazetares Daniela Zisi, në trupin e tij janë gjetur edhe shenja dhune. Dyshimet e para edhe sipas uniformave blu të policisë janë se i moshuari mund të jetë goditur me sende të forta. Megjithatë grupi hetimor po bën këqyrjen paraprake, për të mësuar shkakun e saktë të vdekjen së 78-vjeçarit.
Burimi:
javanews.al