EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Itali, ku ka humbur jetën një grua shqiptare 62-vjeçare, Merita Qemali. Viktima po udhëtonte me një automjet tip “Ford” së bashku me partnerin e saj 49-vjeçar, djalin 10-vjeçar dhe motrën 47-vjeçare. Sipas informacioneve paraprake, automjeti i tyre është përplasur me një kamion që po lëvizte me shpejtësi të ulët për shkak të një gome të shpërthyer. Përplasja ka qenë shumë e fortë, duke shkatërruar pjesën e përparme të makinës. 62-vjeçarja u transportua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda. Dy nga pasagjerët mbetën të bllokuar në automjet dhe u nxorën nga zjarrfikësit. Drejtuesi i mjetit, 49 vjeç, është operuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa motra e viktimës gjithashtu është në gjendje...
Burimi:
javanews.al