E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

Dy emigrantë të paligjshëm janë gjetur të pajetë në një mal mbi fshatin Kamenicë. Nga informacionet paraprake, mësohet se emigrantët i përkasin moshës 25 dhe 30 vjeçare. Nga kqyrja paraprake nuk kanë shenja dhune dhe dyshohet se kanë humbur jetën për shkak të temperaturave të ulëta. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë hetimet lidhur me rastin.