“E di çfarë e pret në Europë”, Hoxha zbulon ‘hallin’ e Ervin Matës pas vendimit në Brazil

“E di çfarë e pret në Europë”, Hoxha zbulon ‘hallin’ e Ervin Matës pas vendimit në Brazil

Gazetari Artan Hoxha ka qenë i ftuar këtë të martë në edicionin informativ me Thimi Samarxhiun në Euronews Albania. Hoxha ka folur për rastin e Ervin Matës dhe gjyqin e tij, ku së fundmi u la në masën e sigurisë “arrest me burg”. Sipas Hoxhës, drejtësia në Brazil është e shtrenjtë, por jo se nuk mund të korruptohet. “Në Brazil ka një gjë, dhe drejtësia në Brazil, jo se s’ka drejtësi, po është pak e shtrenjtë. Pra, diçka që nuk e blen me lekë, e blen me shumë lekë. Gjithsesi, ky është një vendim, një test që ka bërë mbrojtja e Matës atje për të provuar edhe sistemin. Sistemi ka rezistuar, nuk i ka pranuar elementet që ata kanë kërkuar. Pra, t’i japë minimalisht një...