Dogji automjetin e një personi, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim ai që porositi krimin
Një 39-vjeçar me precedentë të mëparshëm penalë është arrestuar nga Policia e Lushnjës pasi dogji automjetin e një shtetasi me porosi të një 28-vjeçari. Ky i fundit është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se porositi krimin për shkak të konflikteve për motive pronësie, me xhaxhanë e pronarit të automjetit të djegur. Policia sqaron se është arrestuar 39-vjeçari M.B., ndërsa është shpallur në kërkim 28-vjeçari A.Z. “Dogji automjetin e një shtetasi, me porosi të një 28-vjeçari, identifikohet dhe kapet 39-vjeçari (shtetas me precedent penal). Punohet për kapjen e 28-vjeçarit, i cili dyshohet se e porositi krimin, për shkak të konflikteve për motive pronësie, me xhaxhanë e pronarit të automjetit të djegur. Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit D. V., se i kishin djegur automjetin, në afërsi të...
Burimi:
javanews.al