Dhunoi babanë dhe tentoi ta godasë me sëpatë, arrestohet 46-vjeçari në Skrapar
Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia në Skrapar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij dhe ka tentuar të sulmojë babanë me sëpatë. Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar kanë vënë në pranga shtetasin me iniciale V. B., banues në fshatin Prishtë. “Arrestimi u krye në flagrancë, pasi dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij dhe ka tentuar të godasë me sëpatë babanë e tij”, bëri me dije policia.
Burimi:
javanews.al