Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje
Detaje të reja janë zbuluar këtë të shtunë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e së premtes në Vlorë, ku pas një konflikti mbeti pa jetë 63-vjeçari Ismail Aliaj. Gazetarja e Klan News Greta Haskaj raporton duke iu referuar burimeve nga Policia e Vlorës, se ngjarja dyshohet se lidhet me një konflikt të ndodhur disa ditë më parë, kur djali i viktimës, i cili gjithashtu mbeti i plagosur lehtë dhe mori ndihmë mjekësore në spital, kishte pasur me personin që më pas goditi të atin me grushte dhe shkelma, duke i shkaktuar vdekjen. Burimet policore konfirmojnë se babë e bir, njëri prej të cilëve mbeti viktimë, kishin shkuar në rrugën “Gjergj Araniti” për të gjetur autorin e dyshuar dhe për të sqaruar konfliktin....
Burimi:
javanews.al