Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi qytetin e Fierit gjatë mesnatës, ku një 47-vjeçar humbi jetën gjatë një tentative për grabitjen e një banese. Nikollaq Lule, vëllai i pronarit të banesës ku u tentua grabitja, ka deklaruar para mediave se autori ka thyer xhamin e derës me qëllim hyrjen brenda ambienteve të shtëpisë, por ka ngecur aty, duke humbur dhe jetën. Lule rrëfen se viktima është gjetur në mëngjes nga një kalimtar. Ai shton se vëllai i tij nuk ndodhej në banesë pasi kishte udhëtuar drejt Greqisë për të festuar Pashkën me fëmijët. “Vëllai ka ikur, ka një muaj në Greqi tek fëmijët. Do kalonte pashkët dhe do vinte. Unë para dy ditësh isha këtu, kontrollova dhe nuk...