DETAJE/ E morën peng dhe i kërkuan 2 mln euro, autorët u prezantun si agjentë të BKH, dhunuan 32-vjeçarin gjithë natën
Policia e Tiranës arrestoi ditën e sotme dy persona dhe shpalli në kërkim një tjetër, të cilët akuzohen se rrëmbyen dhe dhunuan një 32-vjeçar. Sipas policisë, u vunë në pranga shtetasit Hysen Neza (33 vjeç) dhe Kevin Neza (25 vjeç), ndërsa Jurgen Neza, vëllai i Kevin Nezës u shpall në kërkim. Sipas burimeve hetimore, dy vëllezërit Neza dhe kushëriri i tyre, njihen si persona me precedent penal për vjedhje dhe konflikte të ndryshme, dhe gjithashtu dyshohet se janë përdorues të lëndëve narkotike. Ata kanë organizuar rrëmbimin pasi kishin kohë që monitoronin lëvizjet e 32-vjeçarit. I rrëmbyeri, me mbiemrin Sula, biznesmen nga Divjaka, kishte vetëm rreth dy muaj që ishte kthyer në Shqipëri, pasi ndodhej jashtë vendit. Ditën e ngjarjes, ai ndodhej duke pirë kafe pranë...
Burimi:
javanews.al