“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje
Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se mëngjesin e kësaj të enjteje është njoftuar nga kompania kontraktore e mirëmbajtjes për një dëmtim të qëllimshëm në Urën e Milotit, duke dërguar menjëherë inxhinierët në terren për verifikimin e situatës. Nga kontrollet ka rezultuar se fugat metalike të urës janë dëmtuar si pasojë e një tentative grabitjeje gjatë orëve të natës. Rasti është referuar pranë Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, pasi përbën jo vetëm dëmtim të pronës publike, por edhe rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë e mjeteve që qarkullojnë në këtë aks rrugor. Ndërkohë, ARRSH pohon se dëmtimi është riparuar nga grupet e mirëmbajtjes dhe qarkullimi në Urën e Milotit vijon normalisht. Njoftimi i ARRSH: Autoriteti Rrugor Shqiptar është njoftuar mëngjesin e sotëm nga kompania kontraktore e mirëmabjtjes, lidhur...
Burimi:
javanews.al