Dallëndyshe Bici në SPAK, për çfarë u thirr ish-drejtoresha e IKMT-së
Ish-drejtoresha e IKMT-së Dallëndyshe Bici është thirrur ditën e sotme më 7 prill në SPAK. Dyshohet se ajo është thirrur me statusin e personit që ka dijeni. Çështja, për të cilën është duke u marrë në pyetje nga agjentët e BKH-së ka lidhje me dosjen e AKSHI-t. Emri i Bicit nuk është në këtë dosje, për të cilën GJKKO ka vendosur disa masa sigurie për ish-drejtues të AKSHI-t. Ka dyshime se ajo është thirrur si person që ka dijeni për rrethanat e çështjes, raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci. Dallëndyshe Bici ka mbajtur poste të rëndësishme në qeverinë e Ramës. Ajo ka qenë në krye të Kadastrës dhe më pas ka drejtuar IKMT-në. Nga ky post u shkarkua në janar 2026, pasi kishte mbajtur...
Burimi:
javanews.al