Burgjet britanike “pushtohen” nga shqiptarët? Avokati: Shifrat, të ekzagjeruara!
Avokati Naim Hasani, në një lidhje direkte me studion e “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN, deklaroi se shifrat e publikuara nga tabloidet britanike për të burgosurt shqiptarë nuk reflektojnë realitetin. “Tabloidet britanike kanë një fushatë të vazhdueshme kundër emigrantëve shqiptarë. “The Telegraph” i portretizon shqiptarët si kriminelë, si njerëz që shumica vijnë në Angli për t’u marrë me aktivitet kriminal. Shifrat që vendosin janë tronditëse, por duhet parë ky numër i të burgosurve në realitetin e përditshëm dhe me numrin e përgjithshëm të të burgosurve. Për ta përmbledhur, kjo gazetë mbështet ekstremin e djathtë dhe politikanin Nigel Farage, i cili nuk i ka kursyer epitetet ndaj shqiptarëve”, tha avokati. Sipas avokatit, nga statistikat e Ministrisë së Brendshme të Britanisë së...
Burimi:
javanews.al