“Beteja” për qentë e rrugës në Vlorë/ Paditet bashkia për zhdukjen e pitbullit që kafshoi fëmijën, banorët të shqetësuar për sigurinë

“Beteja” për qentë e rrugës në Vlorë/ Paditet bashkia për zhdukjen e pitbullit që kafshoi fëmijën, banorët të shqetësuar për sigurinë

Ngjarja e rëndë e ndodhur këtë të martë në Vlorë, ku një qen i racës pitbull kafshoi një të mitur, ka ngritur shqetësime mbi fatin e kafshëve. Shëndeti i vajzës fatmirësisht është i stabilizuar dhe tashmë ka dalë nga spitali, mirëpo nuk dihet fati i kafshës. Dyshohet se qeni është vrarë përmes eutanazisë, gjë që ka sjellë reagimin e shoqatave për mbrojtjen e kafshëve. Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar në Prokurorinë e Vlorës bashkinë e qytetit bregdetar dhe zyrën e veterinarisë për keqtrajtimin e kafshëve dhe mungesën e planit për menaxhimin e situatës. Shqetësimi për vrasjen e kafshëve është ngritur edhe nga animalistët, për mënyrë si trajtohen rastet te ne, duke paralelizuar me situatat në Itali. Nga ana e tyre, banorët e Vlorës shprehen të...