Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari
Policia e Durrësit ka arrestuar një 44-vjeçar, pas finalizimit të operacionit të koduar “Hidden line”, gjatë të cilit u sekuestruan armë zjarri, municion luftarak dhe sende të tjera të paligjshme. Në pranga ra shtetasi V. Rr., 44 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet për disa vepra penale, përfshirë “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve”, “Trafikimin e armëve dhe municionit”, si dhe “Prodhimin, mbajtjen apo shitjen pa leje të armëve të ftohta”. Gjatë kontrollit në subjektin e tij, një studio tatuazhesh në Durrës, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një pistoletë, një kallashnikov, një granatë, dy krehra dhe municion luftarak të kalibrave të ndryshëm, një armë të ftohtë (dorezë metalike), një palë pranga të ngjashme me ato të Policisë, mjete për...
Burimi:
javanews.al