Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg
Policia e Shtetit vijon bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Është bërë i mundur arrestimi në Spanjë i shtetasit A.O., 40 vjeç, banues në Sarandë. Ai rezulton i dënuar me 20 vite burg për kryerjen e veprave penale “Rrëmbimi i personit” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.
Burimi:
javanews.al