Arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Tiranë, bashkëpunëtori shpallet në kërkim
Një 25-vjeçar nga Kurbini u arrestua në flagrancë në aksin rrugor “Pezë Helmës – Ndroq”, teksa lëvizte me automjet dhe dyshohet se po tentonte të shiste një armë zjarri tip kallashnikov me municion luftarak. Operacioni i koduar “Dark Trade”, i finalizuar nga Policia e Tiranës, çoi gjithashtu në identifikimin e bashkëpunëtorit të tij, një 19-vjeçar nga Peza, i cili është shpallur në kërkim. Arma e zjarrit u sekuestrua, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Burimi:
javanews.al