Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

Pas vendimit të gjykatës së Apelit në Tiranë për zbutjen e dënimit për autorin e vrasjes së policit në Fier, Novruz Cenalia, ka reaguar babai i viktimës. Në një intervistë për Klan News, Asllan Cenalia thotë se vendimi ishte “vrasje për herë të dytë”, ndërsa thotë se vendimin e para dy ditëve, do e bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë. “Gati vrasje e dytë për ne si familjarë. Jo vetëm për ne por edhe për organizatën e policisë. Vetëm reagimet e kolegëve sot, ishin reagime shumë dëshpëruese ndaj këtij vendimi. Por është një vendim drejtësie, e ka dhënë një gjykatë.”, tha Asllan Cenalia. Ai ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit kur është dhënë vendimi dhe është tronditur nga gjykimi. Sipas tij, drejtësia nuk...