Apeli i GJKKO la në fuqi dënimin me 2 vite burg, Jorgo Goro rikthehet në qeli
Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, është rikthyer në qeli pas një vendimi të formës së prerë nga Apeli i Posaçëm i GJKKO-së. Ai është paraqitur pasditen e djeshme (1 prill) në Komisariatin e Vlorës, ku është bërë edhe ekzekutimi i masës “arrest me burg”. Goro ndodhet në dhomat e izolimit në komisariatin e Vlorës dhe pritet të qëndrojë aty deri në daljen e vendimit se në cilin burg do shlyejë dënimin. Vendimi i Apelit konfirmoi dënimin me 2 vite burg, i cili, për shkak të gjykimit të shkurtuar, është reduktuar në 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Sipas përllogaritjeve të bëra nga SPAK, duke marrë në konsideratë kohën e kaluar në paraburgim, Goros i mbeten për të vuajtur edhe 6 muaj e 10 ditë....
Burimi:
javanews.al