AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

AKU ka bllokuar mbi 110 ton fruta-perime në Shkodër, duke ndërperë edhe aktivitetin e subjektit që i tregtonte. Bëhet me dije se bëhet fjalë për subjektin e shtetasit Elidon Bala, me aktivitet “trajtim/ambalazhim fruta-perime”. Gjatë verifikimeve në terren janë konstatuar shkelje të rënda lidhur me respektimin e standardeve higjeno-sanitare, në ambientet ku trajtohet produkti ushqimor. “Për këtë arsye, AKU ka marrë një sërë masash të menjëhershme administrative: •           Gjobë në vlerën 500,000 lekë, referuar Ligjit nr. 9863, datë 28.01.2008 “Për Ushqimin” (i ndryshuar), bazuar në nenin 68, pika 1, gërma (h), për shkelje në kundërshtim me nenin 23, mosrespektimi i kërkesave ligjore mbi kushtet higjieno–sanitare për sigurinë dhe trajtimin e produkteve ushqimore; •           Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit prodhues, referuar Ligjit nr. 99/2024 “Për Inspektimin...