Aksion “blic” në burgun e Lushnjës dhe atë të Elbasanit, sekuestrohen sende të ndaluara

Aksion “blic” në burgun e Lushnjës dhe atë të Elbasanit, sekuestrohen sende të ndaluara

Mëngjesin e kësaj të diele, me urdhër dhe nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve,  Adriatik Kupi, si dhe Drejtorit të Policisë së Burgjeve, Drejtues i Lartë Paulin Rajta, janë zhvilluar kontrolle të befasishme në IEVP Lushnjë dhe IEVP Elbasan. Në IEVP Elbasan, operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me drejtorin e ri të sapoemëruar të institucionit, në kuadër të marrjes së detyrës dhe forcimit të masave të sigurisë. Kontrollet janë ushtruar në regjimet e brendshme, qelitë, ambientet e përbashkëta dhe sektorët e sigurisë, me fokus evidentimin dhe parandalimin e sendeve të ndaluara, forcimin e kontrollit operacional dhe rritjen e standardeve të sigurisë në institucione. Në terren janë angazhuar forca të shumta të sigurisë dhe personel i administratës së burgjeve. Gjatë kontrolleve në IEVP Lushnjë...