Aksident tragjik në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova

Aksident tragjik në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Portin e Durrësit, në zonën e Skanerit. Sipas të dhënave paraprake, një mjet tip kamion, me drejtues shtetasin N.Merdari, 49 vjeç, banues në Berat, ka përplasur këmbësorin Nexhmi Shabani, 62 vjeç, banues në Kosovë. Fillimisht, policia njoftoi se i aksidentuari kishte pësuar vetëm dëmtime të lehta dhe ishte transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Megjithatë, disa orë më vonë, 62-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa pritet të përcaktohen shkaqet që çuan në ngjarjen e rëndë.