Aksident i frikshëm te Ura e Dajlanit, 24-vjeçarja përfundon në kanal

Aksident i frikshëm te Ura e Dajlanit, 24-vjeçarja përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur sot në 2 prill në zonën e Urës së Dajlanit në Durrës. Një 24-vjeçare dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në kanal. Si pasojë, 24-vjeçarja ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 17:15, tek vendi i quajtur “Ura e Dajlanit”,  automjeti me drejtuese shtetasen Xh. K., rreth 24 vjeçe,  dyshohet  se si pasojë e humbjes së kontrollit  mbi drejtimin automjetit nga ana e 24 vjeçares, ka dalë  nga rruga dhe ka rënë në kanal.  Si pasojë, 24-vjeçarja ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.